Flash

Agron Shehaj poston takimin me Yuri Kim. Demokratët e kryqëzojnë në faqen e tij

Lapsi.al 2 June 2021
Agron Shehaj poston takimin me Yuri Kim. Demokratët e kryqëzojnë

Ndjekësit e Agron Shehajt në rrjetet sociale i janë vësrsulur kundër, pasi ai botoi në Facebook takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Po të shihet në total faqja e Shehajt, të cilës ai i kushton shumë vëmendje, përgjithsisht aty ai ka komente pozitive. Ndaj çudia është e dyfishtë që atë e bëjnë copë vetëm poshtë postimit me Yuri Kim. Deri në momentin që Lapsi.al po boton këtë artikull poshtë postimit të Shehajt jane bëre rreth 530 komente 80% të të cilave janë kundër rolit që ka luajtur ambasadorja dhe fshikullojnë mbështetjen që ajo i kandhënë regjimit të Ramës.

"Sot paradite, me ftesë të saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen" shkruajti të martën Shehaj në Fscebook.

Por si rrallherë në faqen e tij ky postim mori shumë komente negative.

"Nje kandidat per kryetar te PD duhet te refuzoje takimin me nje ambasadore e cila eshte suporti me i madh i korrupsionit, kriminalizimit te jetes, shkaterrimit te ekonomise dhe abuzimit me zgjedhjet qe po ben rilindja. Mbi te gjitha e nje ambasadoreje qe ka ndikuar ne shpalljen "Non Grada" te z. Berisha" shkruan dikush.

"Duhej te ja perplasje ne fytyre,pafytyrsine e saj qe pergezoi Tom Doshin,Aqif Rakipin e bandat e Shijakut per vjedhjen e votave.Mos te pranoje diversionin e mjere te saj.

“Po ke biseduar me Kimin o vëlla, u dhje nusja në kalë!”- vazhdon një tjetër", shton dikush.

"Te na e kishe kursyer kete njoftim nuk do te beje keq Z. Shehaj,se po e shohim cdo dite se sa po na e do te miren, sidomos te djathteve", shkruan një ndjekëse.

“A i the ti bente te fala Rudines….Me mir kishe pir kafe me nje gjysem antar! Se nje antar vlen shum me shum. Respekte per ju,”– vijon dikush më tej.

“Edhe Rudines kur takohej me kete i mbushej mendja se do beheshe kryetare e opozites…,”– shton edhe një tjetër.

“Shkove dhe ti ke Yuri. Hajt pac fatin e Rudines,”– shkruan komentuesi i radhës.

Këto reagime janë një shenje e qartë për sentimentin që gëlon mes demokratëve sidomos pas shpalljes non grata të Berishës dhe heshtjes bizare të kastës së partisë ndaj këtij akti.

©Lapsi.al

Shiko këtu Facebook e Agron Shehajt dhe reagimet:

https://www.facebook.com/104844206776292/posts/854849021775803/

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI