Flash

Salianji godet rivalët e Bashës: Të stisur e të nxitur nga Rama për të përçarë PD-në

Lapsi.al 1 June 2021
Salianji godet rivalët e Bashës: Të stisur e të nxitur nga

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji është i pari që ka bërë një akuzë të fortë për rivalët e Bashës për kreun e partisë. Ai i ka cilësuar ata si të stisur nga Rama dhe Partia Socialiste me qëllim që të përçahet PD-ja.

“Edhe unë kam pretendimet e mia dhe si çdo demokrat që është përballur me regjimin që mendoj që ato janë kandidatura të stisura, të nxitura, për të vënë shenjën e barazimit me Bashën. Kandidatët e sotëm kanë dalë për të vënë kandidaturën kur nuk ishte mbyllur procesi i numërimit, kur nuk dihej kush ishte fitues.

Dhe këta dolën për të shfokusuar vëmendjen. Njerëz që nuk mund të kandidonin për kapital politik, për kryeplak në lagjeje, që marrin hapësirë mediatike sikur të jenë “star”-a politikë. Kush i stisi 4 partitë politike që nuk morën asnjë mandat.

Unë kam pretendimin që kjo është stisur. Duket që është e qëllimtë për të krijuar e përçarje në bazë dhe që pompohen te mediat që kontrollohen nga Partia Socialiste. Ndërkohë që shumë njerëz e mendojnë që këta njerëz që 8 vite nuk bënë opozitë ndaj Ramës, por kanë një gjuhë goditëse ndaj Bashës” – tha Salianji në Syri Tv.

Rivalë të Lulzim Bashës në zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e PD janë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI