Flash

Nami në rrjetet sociale/ Si e zhduku Veliaj qiellgërvishtësen pas Kullës së Sahatit

Lapsi.al 1 June 2021
Nami në rrjetet sociale/ Si e zhduku Veliaj qiellgërvishtësen pas

Në rrjetet sociale po qarkullojnë me shpejtësi fotot e shkëputura nga urimi i Erion Veliajt për fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Në videon origjinale, kryebashkiaku është mes fëmijëve dhe uron bashkë me ta festën, duke thënë se "mezi pret ta çojë qytetin sa më lart". Por në videon që ka shpërndarë kryebashkiaku i Tiranës ka një nonsens. Në sfond duket Kulla e Sahatit, por pas saj nuk është qiellgërvishtësja që po ngrihet me shpejtësi duke e lënë në hije simbolin e kryeqytetit.

Pikërisht për këtë "magji" të Veliajt, janë shpërndarë kudo, foto të shkëputura nga video që e akuzojnë atë për retushimin e pamjes. Në fakt, truku qëndron diku tjetër. Për ta shmangur kullën e betonin që e shpërfytyron komplet atë të Sahatit, Veliaj thjesht ka zgjedhur një kënd tjetër të xhirimit të spotit ku uron fëmijët për 1 Qershorin. Video më poshtë:

Si një mjeshtër i manipulimit, nuk kishte si të pozicionohej në atë pamje të tmerrshme që i ka dhënë qendrës së Tiranës. Thjesht ka ndryshuar pozicion dhe në këtë mënyrë e ka "zhdukur" shëmtinë që ka krijuar në Tiranë. Megjithatë në rrjet kanë shpërthyer akuzat dhe krahasimet e pamjes reale të Kullës së Sahatit, që po tulatet dita ditës nën hijen e shumëkatësheve. Shikoni më poshtë fotot e gazetarit Isa Myzyraj që ka bërë krahasimin në profilin e tij:

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI