Flash

Detaje/ Kush është biznesmeni 45-vjeçar që u ekzekutua në Tepelenë (FOTO)

Lapsi.al 1 June 2021
Detaje/ Kush është biznesmeni 45-vjeçar që u ekzekutua

Një vrasje me armë zjarri u shënua rreth orës 21.15 të mbrëmjes së kësaj të marte në Tepelenë. Viktima është identifikuar si Çajup Selimi, personi që shihni në foto. Ai u qëllua me pistoletë në mes të qytetit dhe më pas ndërroi jetë në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Policia tha se po kreh zonën në përpjekje për të ndaluar autorin e vrasjes ndërsa në pikat kyçe janë ngritur postblloqe. Mediat raportojnë se autori është identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tij.

45-vjeçari rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa ka më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.

Në vitin 2018, Selimi u konfliktua me 2 persona, të cilët e goditën me mjete të forta. Familjarë të Çajupit deklaruan se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. ©LAPSI.al

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI