Flash

Dalin të tjera VIDEO provokuese të gjyqtares së Elbasanit/ ILD: Të shkarkohet!

Lapsi.al 1 June 2021
Dalin të tjera VIDEO provokuese të gjyqtares së Elbasanit/ ILD:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të kryetares së gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Shkak sipas tij është bërë cenimi dhe diskreditimi i figurës së magjistratit me videot e publikuara në rrjetet sociale.

Kryegjyqtarja e Elbasanit u mor nën hetim nga ILD pasi në media rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet gjyqtarja që bën gjeste provokuese në zyrën e saj dhe në makinë. Vetë Kapedani ka deklaruar se nuk ka një profil në “TikTok” dhe se nuk ka asnjë dijeni kush i ka publikuar pamjet e saj në rrjet.

Këtë të martë kanë dalë video të tjera të gjyqtares. Gjyqtarja e re shihet teksa këndon e kërcen këngë “të fortësh” duke bërë shenjën e tërheqjes së këmzës së armës dhe në një moment ngre gishtin e mesit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI