Flash

Atentati/ Zbulohet si u nxor në pritë biznesmeni nga Tepelena

Lapsi.al 1 June 2021
Atentati/ Zbulohet si u nxor në pritë biznesmeni nga Tepelena

Zbardhen rrethanat e vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi mbrëmjen e së martës në Tepelenë. Burime në vendin e ngjarjes thanë se 2 persona kanë mbërritur në hyrjen e pallatit ku viktima jetonte dhe e kanë thirrur atë që të zbriste poshtë.

45-vjeçari ka zbritur shkallët, por sapo ka mbërritur në katin e dytë është qëlluar disa herë me pistoletë. Selimi është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por ka ndërruar jetë. Policia tha se është vënë në ndjekje të autorëve.

Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa ka më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Në vitin 2018, Selimi u konfliktua me 2 persona, të cilët e goditën me mjete të forta. Familjarë të Çajupit deklaruan se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI