Flash

Agron Shehaj takon Yuri Kim edhe pas shpalljes non grata të Berishës

Lapsi.al 1 June 2021
Agron Shehaj takon Yuri Kim edhe pas shpalljes non grata të Berishës

Pak ditë më parë ra në sy refuzimi i Lulzim Bashës për të marrë pjesë në një ceremoni të stërvitjes së hapur të ushtarëve të NATO-s "Defender 21", ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim. Basha nuk kishte pranuar të merrte pjesë në këtë ceremoni, megjithëse ishte ftuar aty me kërkesë të ambasadores amerikane Yuri Kim. Refuzimi i Bashës u pa si një shenjë solidariteti me Sali Berishën, që ishte shpallur "non grata", por ndërkohë kandidati tjetër, Agron Shehaj ka bërë të kundërtën.

Pasditen e sotme tregon në një postim në Facebook se ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren amerikane në Tiranë. “Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen” shkruan ai.

Agron Shehaj është pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi kishte për shpalljen non grata të Berishës dhe përgjigjia e tij ka qenë "no comment".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI