Flash

Skandali me videot në Tik Tok të gjyqtares, ILD nis hetimin disiplinor për Enkeleda Kapedanin

Lapsi.al 31 May 2021
Skandali me videot në Tik Tok të gjyqtares, ILD nis hetimin disiplinor

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të publikuara në media dhe rrjete sociale mbi magjistraten Enkeleda Kapedani, me funksion kryetare e Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin. Po keshtu mesohet se ILD ka dërguar një ekip të posaçëm në gjykatën e Elbasanit, ku do të fotografohet zyra dhe ambientet e gjykatës. Ky veprim do të bëhet me qëllim verifikimin nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente.

 

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, humb jetën i moshuari

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Një makinë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-v...

15:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI