Flash

Shpallja “non grata”/ Llalla: DASH u bazua te shkrimi i Alfred Pezës

Lapsi.al 31 May 2021
Shpallja “non grata”/ Llalla: DASH u bazua te shkrimi i Alfred

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur për shpalljen e tij “non grata” nga DASH.

"Është një vendim i DASH që nuk më bën të ndihem mirë, as mua, as familjes sime. Faktet të cilat iu referua DASH janë të habitshme apo të çuditshme për mua. Do t’i referohem një përgjigje që DASH i ka kthyer Prokurorisë Shqiptare për çështjen time.

Nuk ka asnjë fakt. Del qartë se DASH thotë se u bazua nga informacione të marra në publikun e gjërë. Nuk ka pasur asnjë rast që Llalla të ishte i përfshirë në një aferë korrupsioni. Ata besuan vetëm raportimet në media duke u bazuar te një shkrim i portalit të ish-deputetit socialist Alfred Peza.

Ky kishte nisur një luftë të hapur ndaj meje për shkak të hetimit që u hap për pasurinë e tij. Ai u betua që të më shkatërronte mua dhe familjen time. Dhe deri diku ia arriti” – tha Llalla ndërsa renditi mes personave që kanë punuar kundër tij edhe ish-ambasadorin amerikan Donald Lu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI