Flash

Ndërron jetë elektriçisti në Gjirokastër

Lapsi.al 31 May 2021
Ndërron jetë elektriçisti në Gjirokastër

Ka ndërruar jetë elektricisti nga Gjirokastra, i cili ka nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën. Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Çabej, 63 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Gërhot të Gjirokastrës. Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë. Kujtojmë se u plagos edhe një koleg i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Elektricisti i ndjerë kishte hemorragji të brendshme përgjatë gjithë ditës së sotme. Në katër muajt e fundit, ky është elektricisti i katërt i OSHEE Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës duke shënuar bilancin më të rëndë.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Vlorë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në qytetin e Vlorës. Një shtetas raportohet se është sjellë me urgjencë në spitalin rajonal të qyte...

18:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI