Flash

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, opozita reagon

Lapsi.al 31 May 2021
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-LSI për

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD-LSI për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit dhe shpalljen e tyre të pavlefshme.

PD e LSI e çuan çështjen e 25 prillit në Gjykatë dhe e kanë nisur me Gjirokastrën. Ivi Kasoi kërkoi në Kolegj Zgjedhor që të merren në konsideratë 16 prova të cilat nuk i mori KAS.

Më parë KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër. Edhe sot Kolegji Zgjedhor si KAS nuk pranoi marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën si dhe nuk konstatoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun jugor.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso reagoi për mediat menjëherë pas dhënies së vendimit të Kolegjit për rrëzimin e kërkesës së PD për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës. Kaso tha se PD nuk është dorëzuar dhe do e ndjekë këtë rrugë deri më fund.

Sipas tij, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, refuzuan të jepnin një vendim objektiv dhe transparent.

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga ky proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës, që nuk lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Beteja për transparencë është shumëpalnëshe, kemi zhvilluar në planin administrativ, në KAS dhe KQZ, do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera Kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe.

Çdo veprim i tyre, në mos sot do të vihet përpara shërbimeve ligjzbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit. LSI dhe opozita nuk pranon një vendim të dhënë për këto shkaqe. Nuk ka se si pranon faktin, që lënia e një vendimi kaq të shkurtër të pranohet nga ana jonë. Në këto zgjedhje janë formuluar kaq shumë kërkesa dhe prova se në zgjedhjet e tjera. Anëtarët e KAS e kanë pasur shumë të lehtë për të marrë kërkesat për provë dhe t’i shqyrtonin ato, për të dhënë vendime objektive”, tha Kaso.

Kolegji Zgjedhor pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme, ku do të shqyrtohet ankimimet e PD dhe LSI për Qarkun e Vlorës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI