Flash

Klosi pa tekst në Prishtinë/ Kosova i kërkon të heqë taksën në Rrugën e Kombit për turistët

Lapsi.al 31 May 2021
Klosi pa tekst në Prishtinë/ Kosova i kërkon të heqë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi udhëtoi drejt Prishtinës për t'i joshur shqiptarët e Kosovës të kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë edhe këtë vit. Por në takim me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës, Klosi u gjend pa fjalë përballë kërkesës së qeverisë së Kosovës për të hequr pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët nga Kosova.

Bislimi tha se kanë shtruar kërkesën që të gjendet një zgjidhje për taksën që turistët paguajnë në Shqipëri për “Rrugën e Kombit”.

“Kërkesën tonë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa. Rruga nga Kosova deri në destinacionet në Shqipëri dhe anasjelltas duhet të jetë sa më e lehtë. Duhet të gjendet një zgjidhje për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, që po shkakton vonesa për turistët tanë, të cilët ia mësyjnë Shqipërisë, e sidomos për pushime afatshkurtra”, tha Bislimi.

Mirëpo, ministri Klosi foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur fare taksën prej 5 euro që paguhet në Kalimash.

Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribuues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha Klosi.

“Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, që në fjalën e tij nuk e ceku për asnjë moment çështjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, humb jetën i moshuari

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Një makinë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-v...

15:51

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI