Flash

Deputetja e Shkodrës mesazh tifozëve të Vllaznisë të falenderojnë Ramën për futjen në stadium

Lapsi.al 31 May 2021
Deputetja e Shkodrës mesazh tifozëve të Vllaznisë të

Deputetja e re, e zgjedhur në 25 Prill për Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku i bën thirrje tifozëve të Vllaznisë të jenë mirënjohës Edi Ramës, për praninë e tyre në stadium.

Bilali merr shkas nga ndeshja Vllaznia-Skënderbeu që luhet sot për t'i kërkuar tifozëve që "t'ia shpërblejnë" Edi Ramës këtë mundësi që iu dha, për të qenë në stadium për ndeshjen.

 

"Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19.

E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën.

Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë.

Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort" shkruan Bilali në rrjetet sociale, duke

 

Të këshilluara

Ndërron jetë elektriçisti në Gjirokastër

Ka ndërruar jetë elektricisti nga Gjirokastra, i cili ka nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën. Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Çabej, 63 vjeç, i cili...

19:50

Plagosje me thikë në Vlorë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në qytetin e Vlorës. Një shtetas raportohet se është sjellë me urgjencë në spitalin rajonal të qyte...

18:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI