Flash

Policia ju sheh me dron/ 93 gjoba në 1 orë në aksin Rrogozhinë – Elbasan (VIDEO)

Lapsi.al 30 May 2021
Policia ju sheh me dron/ 93 gjoba në 1 orë në aksin

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka vendosur të monitorojë me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Këtë të diel, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore u ndal në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojne kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet një person në portin e Durrësit

Një person është mbytur në portin e Durrësit ditën e sotme. Trupi i tij është kontatuar nga Policia kufitare. Burime jozyrtare bëjnë me dije se personi që...

14:04

Plas arma në Korçë, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Korçës ka arritur të vendosë në pranga 39-vjeçarin Erjon Hoxhallari. Ky i fundit një ditë më parë, gjatë një konflikti të çastit me disa persona në...

12:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI