Flash

"Kur të dal nga burgu do të gjej"/ Kërcënohet biznesmeni që iu vetëvra djali në rrethana misterioze

Lapsi.al 30 May 2021
"Kur të dal nga burgu do të gjej"/ Kërcënohet

Një tjetër rast gjobëvënieje po hetohet nga prokuroria ndaj një biznesmeni i cili është kërcënuar në telefon dhe i kërkohen dy automjetet luksoze që i përkisnin djalit të tij Eugert Lazaj, i vetëvrarë në rrethana të mistershme verën e 2020 pasi siç tha policia ai për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga covidi i dha fund jetës.

Shtetasi i gjobitur quhet Luan Lazaj dhe po verifikohet nëse atij i kërkohet pasuria nga një grup kriminal apo individë të caktuar. Prokuroria i thotë Top Channel se në telefonin e babait të biznesmenit të vetëvrarë u dërgua një seri mesazhesh kërcënuese duke nisur nga data 24 prill deri në fillim të majit.

“Yt bir më kishte borxh dy makina” i ka shkruar gjobëvënësi “dhe kur të dal nga burgu në Gjermani do të takoj”, e paralajmëroi kërcënuesi i vetidentifikuar si Arben Ismaili. Hetimet tregojnë se kërcënuesi ka shkruar se "siç do dilte nga burgu do hynte prapë".

Në vijim të një sërë komunikimesh ku ky person këmbëngulte takim, babai i Lazajt i tregon hetuesve se kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me një vjedhje të banesës që i kishte ndodhur në fillim të muajit.

Nga kërkimet e deritanishme prokurorët pohojnë se në regjistrin e gjendjes civile rezultojne 20 shtetas me emrin Arben Ismaili, ndërsa po verifikohet pronësia e numrit prej nga ku u vendos gjoba. /TCH

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI