Flash

FOTO/ Shqiptari i vrarë në Athinë mbante antiplumb, autori iku me taksi

Lapsi.al 30 May 2021
FOTO/ Shqiptari i vrarë në Athinë mbante antiplumb, autori iku me

Mediat greke kanë dhënë detaje nga ekzekutimi mafioz i një shqiptari 34-vjeçar pasditen e së dielës në Athinë. Viktima është Aristidh Papa, një person me precedentë penalë në të kaluarën i dënuar për trafik droge, grabitje dhe vrasje të mbetur në tenativë.

Papa u kishte shpëtuar 3 atentateve dhe ky ishte shkaku që lëvizje me antiplumb të veshur në trup. Mesa duket ky fakt ishte i njohur për atentatorët që këtë herë e qëlluan nga afër dhe në kokë. Të paktën 8 plumba qëlloi autori kur Papa ishte ulur në një kafene rreth orë 17.55.

“ProtoThema” shkruan se dyshimet janë se shkak janë bërë përplasjet mes grupeve kriminale dhe bandave të trafikut të drogës që veprojnë në qendër të Athinës. Ndaj Papës kishte pasur një atentat edhe në muajin shkurt në Sheshin Attiki dhe autorët u larguan me një taksi ku lanë edhe pistoletën e përdorur në krim. Edhe këtë rast, autori u largua me një taksi. ©LAPSI.al

sepoliamain1

sepolia__1_

sepolia__2_

Εκτέλεση σε καφετέρια στα Σεπόλια

 

Të këshilluara

Mbytet një person në portin e Durrësit

Një person është mbytur në portin e Durrësit ditën e sotme. Trupi i tij është kontatuar nga Policia kufitare. Burime jozyrtare bëjnë me dije se personi që...

14:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI