Flash

Xheraldina rrëfen takimin e parë me Sarën

Lapsi.al 29 May 2021
Xheraldina rrëfen takimin e parë me Sarën

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, arriti të fitonte shumë shpejt zemrat e publikut. Me të njëjtën shpejtësi ajo ka arritur të bëjë për vete edhe nënën e reperit, Xheraldina Vulën.

Në një rrëfim të sinqertë për “Prive”, Xheraldina tregoi se si u njoh me Sarën dhe si e kuptoi se ajo ishte e duhura për Ledrin.

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Ledri nuk më tregoi praktikisht se do të vinte me Sarën. Në lokal hyri një vajzë dhe unë po mendoja ‘ua sa vajzë e bukur’, por nuk e dija që ishte Ledri mbrapa. Pastaj kur shoh Ledrin mbrapa më tha ‘Nënë kjo është Sara’. Ne kishim takim biznesi dhe kur e pruri aty mendova kjo është diçka më serioze.

Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ledri është pak i mbyllur, të thotë vetëm ‘mirëdita çfarë bën’ rri 10 minuta me ty dhe ngjitet në dhomën e tij. Ndërsa Sara rri aty. Ka qejf të bëj muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të shohim diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë. Ajo kur zgjohet në mëngjes më thërret ‘Pashule’ më lë vazjën në dorë dhe ikën. Ajo ka aq ngrohtësi dhe aq besim tek unë, që unë kujdesem për vajzën e saj. Për mua është një nuse yll”, tregoi Xheraldina.

Gjithashtu ajo foli dhe mjaft e emocionuar për mbesën e saj, Poem Vula. Xheraldina tha se është ajo që e vendos në gjumë Poemën dhe e ndërron, ndërsa gjysh Agroni e shëtit nëpër shtëpi.

Të këshilluara

Jessie J i rikthehet sërish muzikës

Këngëtarja, Jessie J,ka zbuluar së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Jessie J ka rrëfyer se do ti rikthehet s...

15:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI