Flash

Subjekti OFL-së trafikonte klandestinë, 4 të arrestuar në Korçë

Lapsi.al 29 May 2021
Subjekti OFL-së trafikonte klandestinë, 4 të arrestuar në

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për transport të paligjshëm të klandestinëve kundrejt fitimit.

Policia bën me dije se mes të ndaluarve është një person subjekt OFL i dënuar më parë për vepra penale të kryera kundër lirisë dhe shëndetit të personit, rendit dhe sigurisë publike.

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Njëri prej të ndaluarve, subjekt i OFL-së, i dënuar më parë për vepra penale të kryera kundër lirisë dhe shëndetit të personit, rendit dhe sigurisë publike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve T. H., 50 vjeç, banues në Elbasan; E. A., 21 vjeç, banues në Durrës; K. L., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; E. Ll., 33 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”) si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë kufitare, kanë konstatuar në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, mjetet tip “Chevrolet” dhe “Hyndai”, drejtuesve të të cilëve, iu kanë bërë me shenjë që të ndalonin, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë, në mënyrë të paligjshme. Shtetasi T. H., drejtues i mjetit tip “Chevrolet”, brenda të cilit u gjetën 7 emigrantë, nuk iu bind urdhrit të policisë, por u kap dhe neutralizua. Ndërsa shtetasi S. Z., drejtues i mjetit tip “Hyndai”, braktisi mjetin në rrugë, brenda të cilit u gjetën 4 emigrantë dhe mundi të largohej me shpejtësi. Në lidhje me këtë rast, u arrestua edhe shtetasi E. A., i cili ka kallëzuar pranë strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, se i kishin vjedhur mjetin e tij tip “Hyndai”, të cilin nga hetimet e kryera rezultoi se ia kishte dhënë shtetasit të shpallur në kërkim S. Z.

Gjithashtu në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën shtetasit K. L. dhe E. Ll., duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Të këshilluara

Kosova blen 1.2 milion doza të Pfizerit

Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. ...

10:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI