Flash

Operacioni antikanabis në Nikël, 10 të shoqëruar nga policia

Lapsi.al 29 May 2021
Operacioni antikanabis në Nikël, 10 të shoqëruar nga policia

Forcat Renea, FNSH e Tiranës, FNSH e Fierit dhe Policia e Durrësit kanë zbarkuar ditën e sotme në zonën e Niklës, Fushë Krujë për zbulimin e parcelave me kanabis.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të kanabisit janë duke zhvilluar operacion për kontrollin e territorit në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Mësohet se pas monitorimeve me drone nga policia e Shtetit dhe nga ajri nga GDF, janë shoqëruar 10 persona ndërsa janë evidentuar kubikë e fidanë kanabisi.

Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Të këshilluara

Kosova blen 1.2 milion doza të Pfizerit

Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. ...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI