Flash

Kylie Jenner mohon akuzat e modeles se është tallur me mënyrën e vallëzimit të saj

Lapsi.al 29 May 2021
Kylie Jenner mohon akuzat e modeles se është tallur me

Kylie Jenner ka mohuar pretendimet e bëra nga modelja Victoria Vanna se ajo e ka bullizuar atë në sheshxhirimin e videos muzikore të Tyga-s së vitit 2015, "Ice Cream Man". Kylie ka thënë se incidenti në fjalë "nuk ka ndodhur kurrë".

Në një video në TikTok të ndarë nga The Shade Room, Victoria akuzoi Kylie-n dhe mikeshat e saj, Stassie Karanikolaou dhe Jordyn Woods, se e kanë tallur për mënyrën se si vallëzonte.

Videoja origjinale e Victoria-s u mbishkrua:

Vazhdo leximin

Në klip, Victoria thotë:

"Sapo dola, ajo po më shikonte nga koka te këmbët, duke pëshpëritur, duke treguar dhe duke u tallur me mënyrën si po vallëzoja. Të gjithë thjesht po talleshin me mua, qartësisht".

Dhe në një video tjetër, ajo pohon se mezi priste ta takonte Kylie-n, por takimi rezultoi zhgënjyes për të.

"Ata ishin të gjithë atje, duke ngrënë McDonald's, ndërsa unë po kaloja pranë tyre dhe thjesht mund t'i dëgjoja ... Ata po flisnin ende për mua. Ndjeva se fytyra ime po nxehej, sepse isha e emocionuar që do ta takoja Kylie-n, por u ndjeva e bullizuar pa ndonjë arsye. Me të vërtetë që isha shumë e emocionuar për faktin që ajo do të ishte atje".

Si përfundim, Kylie përfundoi duke e mohuar kategorikisht pretendimin, duke komentuar në postimin e The Shade Room dhe një faqeje fansash me emrin @kyliesnapchat.

"Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kushdo që më njeh mua personalisht, e di se kjo është një histori e rreme. Pse duhet ta bëja këtë? Unë i dua vajzat dhe nuk do të bëja kurrë diçka të tillë qëllimisht”, -shkroi ajo.

Të këshilluara

Të tjera akuza të rënda për Marilyn Manson

Të tjera akuza të rënda për këngëtarin e njohur, Marilyn Manson! Ai akuzohet se përdhunoi një nga ish-të dashurat e tij dhe e detyroi atë të shikonte një film t...

12:32

Xheraldina rrëfen takimin e parë me Sarën

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, arriti të fitonte shumë shpejt zemrat e publikut. Me të njëjtën shpejtësi ajo ka arritur të bëjë për vete edhe nënën e repe...

10:06

Jessie J i rikthehet sërish muzikës

Këngëtarja, Jessie J,ka zbuluar së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Jessie J ka rrëfyer se do ti rikthehet s...

15:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI