Flash

Vendimi/ Ndryshon gjoba për ata që kapen me makinë pas orës policore

Lapsi.al 28 May 2021
Vendimi/ Ndryshon gjoba për ata që kapen me makinë pas orës

Pas lehtësimit të masave antiCovid qeveria ka ndryshuar edhe penaliteti me 3 vite bllokim patente dhe mjeti për mosrespektim të orës policore.

Sipas ndryshimeve në aktin normativ të mars 2020 tani kush nuk respekton orën policore do të ndëshkohet me pezullim patente 1 muaj si dhe ne gjobë si masë.

Mësohet se vetëm në Tiranë për periudhën mars 2020 deri në mars 2021 janë 160 ankime në gjykatën administrative për patenta të bllokuara në Tiranë me masën 3 vite.

AKT NORMATIV

Nr.23, datë 26.5.2021

PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJENE MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 7/2, fjalia “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00” zëvendësohet me “Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti me urdhër të ministrit të Brendshëm, pas rekomandimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga CoronaVirus”.

b) Në pikën 11, fjalët “...dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit” zëvendësohen me “...dënohen me masë administrative me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 (tridhjetë) ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh”.

Të këshilluara

Kosova siguron mbi 1.2 milion vaksina Pfizer

Kosova arrin marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 1 213 290 dozave të vaksinës COVID-19. Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për këtë vend përballë pandemi...

20:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI