Flash

Shqipëria po zbrazet, 2840 vetë kërkuan azil në Britani vetëm gjatë tre muajve të parë të 2021

Lapsi.al 28 May 2021
Shqipëria po zbrazet, 2840 vetë kërkuan azil në Britani

2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.

Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në numrin e azilkërkuesve në MB – së, pasi të parët ishin iranianët me 3,523 kërkesa, ndërsa në vendin e tretë, ishin shtetasit eritreas me 2,373 kërkesa.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve shqiptarë u ul me 657 kërkesa.

Sipas të dhënave më të fundit të botuara nga Instituti Britanik i Statistikave, për personat e kthyer nga Britania në Shqipëri:

1,222 shqiptarë që hynë në port ilegalisht, u kthyen nga Britania në vitin 2020. Vendi ynë u rendit i dyti pas Brazilit në 1245.

Në mesin e 561 shqiptarëve në procesin e kërkimit të azilit që u kthyen në vitin 2020, 238 prej tyre u kthyen vullnetarisht, ndërsa të tjerët u detyruan.

Të këshilluara

Në Elbasan 47 persona kanë votuar 312 herë

Nga të dhënat e kryqëzuara në qarkun Elbasan rezultuan se 47 persona janë identifikuar 312 herë nga pajisja PEI. Ndërkohë, nisur nga kjo Marash Logu, përfaqësue...

16:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI