Flash

Saimir Tahiri kthehet para gjykatës

Lapsi.al 28 May 2021
Saimir Tahiri kthehet para gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet përpara gjykatës. Ai do të përballet tashmë në Gjykatën e Lartë e cila ka hedhur shortin dhe relator i çështjes është caktuar ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Ky do të zëvendësojë Ilir Pandën në rishqyrtimin e çështjes në muajin korrik.

“Telenovela” e Tahirit në gjykata nisi në tetor të vitit 2017 kur në Itali u arrestuan kushërinjtë e tij të fisit Habilaj të akuzuar për trafik droge.

Në mars të 2019-ës nisi ndaj tij gjyqi në shkallën e parë që në shtator të po atij viti me 3 vite në shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe i ndaloi ushtrimin e funksioneve publike për 3 vite. Gjykata rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe e dënoi atë vetëm por shpërdorim detyre.

Në korrik të 2020-ës gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi vendimin e shkallës së parë me argumentin se ish-ministri u dënua për një vepër penale për të cilën nuk ishte hetuar dhe e ktheu çështjen në shkallën e parë. Tahiri e bëri rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar pafajësi. I mbetet gjykatës së lartë tashmë të vendosë nëse Tahiri do të rinisë edhe një herë procesin nga shkalla e parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI