Flash

Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, djali i Faik Myrtajt kërkon hetim nga SPAK për vrasjen e të atit

Lapsi.al 28 May 2021
Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës,

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, një prej viktimave të 21 janarit, ka folur sot pas rihapjes së hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Myrtaj tha se shpreson që çështjen ta marrë SPAK dhe se do i shkohet deri në fund.

“Për dy personat që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar. Me aq sa di ky është një hetim që e ka kërkuar policia.

Shpresojmë që çështjen e Aleks Nikës dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Për sa i përket hetimeve për Faik Myrtaj është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë, por s’kemi marrë një përgjigje.

Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK. Çështjes do t’i shkohet deri në fund. Është çështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund”, deklaroi Myrtaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI