Flash

Prince Philip u la pasuri tri punonjësve të tij

Lapsi.al 28 May 2021
Prince Philip u la pasuri tri punonjësve të tij

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.

“Lilibet” është një nofkë që Mbretreshës ia kanë vendosur kur ajo ka qenë fëmijë dhe Duka i Edinburgh e përdorte kur i drejtohej bashkëshortes me përkëdheli në letrat e tij. Elizabeth u shfaq e vetme gjatë funeralit të djeshëm, për shkak të rregullave anti-Covid dhe në ceremoni morën pjesë vetëm 30 persona.

Megjithatë, Princi Philip vazhdon të ketë respektin e shumë personave edhe pas vdekjes së tij. Si asnjë mbretëror tjetër, ai la një pasuri të konsiderueshme në testament për tre punonjësit e tij më të besuar.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, ai ka lënë 42 milionë dollarë pasuri për sekretarin e tij privat Brigadier Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe shërbëtorin Stephen Niedojadlo.

“Ndryshe nga disa mbretërorë të tjerë, Princi Philip është treguar bujar edhe me njerëzit që i kanë qëndruar afër por që s`janë të familjes”, tha një burim.

Të këshilluara

Tuba Buyukustun, në një romancë dashurie

Së fundmi mediat turke kanë raportua se aktorja turke, Tuba Buyukustun është në një lidhje dashurie prej tre muajsh. Sipas mediave, aktorja ka nisur një  rom...

17:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI