Flash

Një tjetër mashkull në “luftë” për Jennifer Lopez

Lapsi.al 28 May 2021
Një tjetër mashkull në “luftë” për Jennifer

Ditën e sotme Sean “Diddy” Combs ndau në rrjete sociale një foto të vjetër të tij, ku shfaqet përkrah Jennifer Lopez. Kjo foto është realizuar gjatë kohës që ata të dy ishin bashkë në një lidhje dashurie.

“#tbt”, shkroi 51-vjeçari, në foton e vitit 2000, ku shfaqet duke shtrënguar duart me Lopez.

Sigurisht ky postim ka marrë vëmendjen maksimale, pasi Jennifer po flitet prej javësh për një ribashkim me Ben Affleck. Askush nuk e priste që pikërisht në këtë moemnt, Diddy të publikonte një foto kaq romantike me Jennifer. Shumë e kanë komentuar si një mënyrë për t’i tërhequr vëmendjen Jennifer dhe i kanë kërkuar këngëtarit që të luftojë për dashurinë e saj.

“Shko merre vajzën tënde. Ajo është e jotja”, i komentoi dikush.

“Mirupafshim Ben”, shkroi një tjetër.

Lopez dhe Combs kanë jetuar një histori dashurie nga shtatori i vitit 1999 deri në shkurt 2001. Në të njëjtin vit, Lopez njohu Affleck, ndërkohë që xhironin “Gigli” dhe të dy u fejuan në nëntor të 2002.

Gjatë ditës së sotme burime pranë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck konfirmuan se ata të dy i kanë dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit e se janë shumë të lumtur bashkë.

“Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën. Shanset se dyta janë të rralla për t’u arritur dhe ata e mirën një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt në raportin e tyre. Ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri”, tha burimi për “In Touch Weekly”.

Të këshilluara

Tuba Buyukustun, në një romancë dashurie

Së fundmi mediat turke kanë raportua se aktorja turke, Tuba Buyukustun është në një lidhje dashurie prej tre muajsh. Sipas mediave, aktorja ka nisur një  rom...

17:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI