Flash

Gjoba, heqje patentash e arrestime/ Policia zbulon shifrat e frikshme

Lapsi.al 28 May 2021
Gjoba, heqje patentash e arrestime/ Policia zbulon shifrat e frikshme

Policia Rrugore bën namin me arrestime e gjoba.

Më poshtë shkëpusim një pjesë të njoftimit të sotëm të policisë, për të zbuluar përmasat e operacioneve të shtuar të policisë për mbarëvajtjen rrugore.

"Nga kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, përgjatë një jave janë arrestuar në flagrancë 68 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 33 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

?Janë pezulluar 398 leje drejtimi, nga të cilat 298 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 16 për shkelje të tjera;

?Janë ndëshkuar me masë administrative 5585 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

2458 për parakalime të gabuara, 1444 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 590 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 512 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 581 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

? Janë ndëshkuar me masë administrative 678 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve." - njoftoi mes të tjerash policia. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI