Flash

Demokratët dështojnë në Senat/ Rrëzohet komisioni hetimor për Trump për sulmin në Kapitol

Lapsi.al 28 May 2021
Demokratët dështojnë në Senat/ Rrëzohet komisioni

Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të premten propozimin për krijimin e një komisioni hetimor për të zbardhur ngjarjet e 6 janarit kur Kapitoli u sulmua dhunshëm nga një turmë me përkrahës të ish-Presidentit Trump që synonin të pengonin certifikimin e fitores së rivalit demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Ashtu siç pritej, republikanët përdorën një taktikë proceduriale të njohur si “filibuster” e cila pengoi miratimin e projekt-ligjit për krijimin e komisionit për të hetuar sulmin. Ishte hera e parë që taktika proceduriale u përdor me sukses gjatë administratës së Pressidentit Biden për të ndalur avancimin e një akti legjislativ në Senat.

Me 54 vota kundër dhe 35 pro, masa nuk arriti të sigurojë 60 votat e nevojshme për miratim.

Senati me 100 anëtarë është i ndarë barazisht mes demokratëve dhe republikanëve. Demokratëve u duhej mbështetja e 10 republikanëve për të siguruar miratimin e masës. Nuk pritej që senatorë republikanë të votonin pro masës, pasi shumë prej tyre mbeten besnikë ndaj ish-Presidentit Trump dhe ishin gjithashtu nën presionin e udhëheqësit të republikanëve në këtë Dhomë, Mitch McConnell, i cili ishte shprehur kundër ngritjes së komisionit.

Zoti McConnell, i cili ka thënë në të kaluarën se zoti Donald Trumpi ishte përgjegjës për “provokimin” e sulmit, kojët e fundit e cilësoi propozimin për ngritjen e komisionit si asgjë më tepër se sa thjesht “një manovër politike” pasi disa komisione ekzistuese të Senatit po zhvillojnë hetime mbi dështimet në masat e sigurisë të Senatit gjatë sulmit.

Më 6 janar, mijëra përkrahës të zotit Trump të mbledhur në Uashington në një protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve që nxorën fitues demkratin Joe Biden, sulmuan me dhunë ndërtesën e Kapitolit duke lënë të vdekur pesë vetë, përfshirë një polic të Kapitolit.

Propozimi për komisionin hetimor pritej të hidhej në votë të enjten, por u shty për më vonë pas shqyrtimit të një tjetër propozimi. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, e miratoi masën me mbështetje nga disa anëtarë republikanë. /VOA

Të këshilluara

Nishani: Berisha është mërzitur me Bashën

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka bërë akuza të forta për liderin e selisë blu, Lulzim Basha. “Lulzim Basha e ka ndërtuar të...

23:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI