Flash

Akuza e Edith Harxhit: Ka 4 vjet që Bashës i refuzohet viza amerikane

Lapsi.al 28 May 2021
Akuza e Edith Harxhit: Ka 4 vjet që Bashës i refuzohet viza amerikane

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e së premtes. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ajo tha se Lulzim Bashës ka 4 vjet që i refuzohet viza amerikane.

“Herën e fundit që Basha ka qenë në SHBA ka qenë maji i 2017-ës kur bëri atë foton me Trump dhe që hapi shumë debate sepse u paguan ca lekë nuk e di si u paguan. Që nga ajo kohë Basha nuk ka shkuar më në SHBA.

Duhet të dini një gjë. Nuk fiton dot zgjedhjet në Shqipëri nëse përpara tyre nuk bën një vizitë në SHBA. Edhe Berisha kur mori pushtetin në 2005-ën pati një vizitë në SHBA përpara tyre.

E di shumë mirë që Bashën e kanë ftuar nëpër konventa të republikanëve dhe aktivitete të tjera dhe nuk mundur dot të shkojë sepse i është refuzuar viza” – tha Harxhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova siguron mbi 1.2 milion vaksina Pfizer

Kosova arrin marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 1 213 290 dozave të vaksinës COVID-19. Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për këtë vend përballë pandemi...

20:31

Saimir Tahiri kthehet para gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet përpara gjykatës. Ai do të përballet tashmë në Gjykatën e Lartë e cila ka hedhur shortin dhe relator i çështjes...

20:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI