Flash

Si do të duket shtëpia e Big Brother Vip

Lapsi.al 27 May 2021
Si do të duket shtëpia e Big Brother Vip

Pak ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme. Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.Së fundmi “Express Rozë” ka siguruar pamje të shtëpisë së re e cila është ende duke u ndërtuar. Në fotografitë e publikuara shihet pjesa e jashtme e shtëpisë e cila është në përfundim e sipër, ndërsa pishina dhe dhoma e rrëfimeve është përfunduar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI