Flash

Policia zbardh plagosjen në Vlorë, shpallet në kërkim 18-vjeçari

Lapsi.al 27 May 2021
Policia zbardh plagosjen në Vlorë, shpallet në kërkim

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në një lokal në Lungomare, ku mbeti i plagosur 39 vjeçari, Ergys Likaj. Sipas Policisë së Vlorës autori i ngjarjes është 18 vjeçari. Ersilio Mataj, i cili është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L. Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

BE hedh në gjyq Astra Zenecan

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave pë...

17:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI