Flash

Plagosja e të riut në Tiranë, drejtori i policisë: Po punojmë për kapjen e autorit

Lapsi.al 27 May 2021
Plagosja e të riut në Tiranë, drejtori i policisë: Po

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur disa minuta më parë në Tiranë. Ai ka sqaruar se ata nuk janë miq me njëri-tjetrin dhe se kanë qenë ulur në tavolina të ndryshme në lokalin ku po rrinin.

“I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, për motive të dobëta ka ndodhur por tani jemi në dokumentimin dhe sqarimin e kësaj ngjarje. Ata kanë qenë në tavolina të veçanta, nuk nuk kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Kemi emrin e autorit dhe po punojmë për kapjen e tij”, tha Jaupaj.

I plagosur me armë zjarri ka mbetur një djalë 19-vjeçar, i identifikuar si Reginaldo Kaçorri nga Rrësheni, i cili nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penal.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë.

Të këshilluara

Moti, të premten rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Moti do të jetë me vranësira ...

15:31

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI