Flash

Përplasja e Ramës me ministrin gjerman, si e komentojnë mediat në Gjermani

Lapsi.al 27 May 2021
Përplasja e Ramës me ministrin gjerman, si e komentojnë mediat

Përplasja mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn e kryeministrit Rama pas deklaratave të Spahn për rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani për shkak të udhëtarëve nga Ballkani në fokus të mediave gjermane.

Nën titullin “Spahn mbron deklaratat për udhëtarët nga Ballkani”, gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje të enjten reagimit të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili i hedh poshtë kritikat e ardhura si nga kryeministri, Edi Rama edhe nga Komuniteti Turk në Gjermani se me këto deklarata Spahn i hap rrugë stigmatizimit.

Jens Spahn ishte shprehur pak ditë më parë, se udhëtarët e kthyer vitin e kaluar nga Turqia dhe Ballkani në një masë të madhe kontribuan në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani. Spahn iu referua raporteve mbi gjendjen të Institutit Robert Kóch (RKI) nga fundi i verës, shkruan FAZ.

“Nëse shikoni vendet, ku ka pasur infektime, në 10 vendet e para gjenden sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia dhe vendet kryesore, ku udhëtojnë gjermanët“, tha ministri gjerman të mërkurën, thekson FAZ, e cila i referohet edhe reagimit të kryeministrit Rama pas këtyre deklaratave.

“Ndër të tjera ishte edhe kryeministri Edi Rama që e kishte akuzuar Spahn, se po përdor ‘paragjykimet stereotipe’ kundër Ballkanit.”

FAZ i referohet edhe të dhënave të atëhershme, që ka publikuar Instituti Gjerman Robert Koch atëherë. “Sipas raportimeve të atëhershme të RKI në gusht 2020 vërtet që gjysma e infektimeve lidheshin me vendet si Kosova, Kroacia, Turqia, Bosnje-Hercegovina dhe Bullgaria. Kjo çoi në një rritje të lehtë, por në tërësi në kohën nga korriku deri në mesin e shtatorit shifrat e infektimeve mbetën në nivel relativisht të ulët.”

Po ashtu të enjten gazeta gjermane “Merkur” i referohet deklaratave të kontestuara të Jens Spahn. Kryeministri i Shqipërisë, Rama reagon i papërmbajtur, shkruan “Merkur” duke cituar edhe njëherë deklaratën e Ramës. “Ministri federal i Shëndetësisë do vetëm të mbrojë ‘një bilanc me sa duket të keq'” Edhe në mediat sociale, Jens Spahn kritikohet ashpër, shkruan “Merkur”. Kurse televizioni gjerman “ntv” i kushton vëmendje debatit, duke thënë, se kryeministri i Shqipërisë “është i zemëruar për deklaratat e ministrit federal të Shëndetësisë, Jens Spahn për lidhjen mes udhëtimeve nga Ballkani dhe rritjes së infektimeve me Corona.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur dy ditë më parë deklaratat e ministrit gjerman, Jens Spahn “një skandal” në gazetën gjermane Bild. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa ka cituar Ramën të thotë, se “ky është një skandal, që një ministër gjerman e damkos publikisht Ballkanin dhe degradon me sfond migracionin.” Rama ishte shprehur, se nuk do të lejonte që Shqipëria të paraqitet si një zonë rreziku për udhëtime pushimi, se nuk ka shifra që e vërtetojnë këtë.

Veç kryeministrit Rama edhe Komuniteti Turk në Gjermani u shpreh i zemëruar për deklaratat e Jens Spahn. Sipas dpa, zëdhënësi i Komunitetit Turk, Serhat Ulusoy kritikoi Spahn, që vë në “dyshim të përgjithshëm grupe të tëra të popullsisë” dhe se ai “dëshiron fushatë me çdo çmim në kurriz të njerëzve”. Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të rrezikuara në Gjermani që nga fillimi i majit./DW

Të këshilluara

Moti, të premten rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Moti do të jetë me vranësira ...

15:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI