Flash

“Non grata”/ Berisha flet për rolin e Donald Lu: Dosjen time e sajoi Rama me Sorosin

Lapsi.al 27 May 2021
“Non grata”/ Berisha flet për rolin e Donald Lu: Dosjen time e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë detaje lidhur më marrëdhëniet e tij me ambasadorët amerikane dhe për shpalljen “non grata”. Ai tha se “non grata” është një histori e vitit 2019, kur ia ka përmendur edhe Rama në Kuvend. Ish-kryeministri shtoi se i kanë thënë se me dosjen e tij është marrë intensivisht ish-ambasadori Donald Lu.

“Zonja Kim, ambasadorja e SHBA-ve, kur erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë dhe si deputet nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias.

Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se “A e kaloj dot Atlantikun”. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në “listë të zezë”, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjen e Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi”, - tha Berisha.

Ai kujton se nuk ka pasur asnjë problem me administratën e shkuar amerikane të republikanëve, por as me administratën e Obamës më herët. Në emisionin “PolitikOn” në Rtv Ora, Berisha e sheh vendimin pasojë të lobimit të qeverisë Rama dhe Soros.

“Sali Berisha nuk ka pasur kurrë problemin më të vogël kur në pushtet në Uashington kanë qenë republikanët. Sali Berisha nuk ka pasur asnjë problem në mandatin e parë të presidentit Obama. Këtu ka ardhur Hillary Clinton dhe ka mbajtur një fjalim që nuk ka mbajtur kush kurrë në trojet e kësaj toke.

Për mua akuza më e rëndë që kam marrë në jetën time ishte ajo për terrorizëm. Pa diskutim që Blinken e ka marrë në emër të DASH vendimin. E kanë bërë Xhorxh Soros dhe Edi Rama me lobimin e tyre korruptim. Fuqinë e ka Soros.

Ai ka investuar në rajon më shumë se te kushdo tjetër te Edi Rama, krushku i tij. Pyet pak kur vjen ai se si ka edhe punonjës se çfarë mbipushteti ka ai qoftë ndaj personave shqiptarë dhe jo shqiptarë.

Marrëdhëniet e mia me Soros kanë filluar shumë mirë, por u detyrova të përzë nga Shqipëria si bashkëpunëtorë të rezidentit të shërbimit të Millosheviçit në Tiranë dy bashkëpunëtorë të tij shqiptaro-amerikanin Fron Nahzin dhe Fred Abraham.

Shërbimi Inteligjent solli të gjitha provat me zë dhe figurë nga regjistrimi ambiental të veprimtarisë së tyre duke marrë dhe dhënë detyra. Shërbimet nuk kanë kombësi, nuk do të thotë gjë se ishte shqiptar. Soros erdhi dhe i mori me avion të posaçëm, i përzumë se nuk do ti burgosnim.

Këtu nisi dhe pastaj shkoi më tutje. Soros fillimisht investoi për shoqërinë civile dhe i isha shumë mirënjohës. Kërkoja një ligj për pavarësinë e këtyre shoqatave. Por ai nuk krijoi organizata zëri i shoqërisë, por organizata zëri i partisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI