Flash

Negociatat me BE-në/ Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Rama: Nuk është çështje jonë!

Lapsi.al 27 May 2021
Negociatat me BE-në/ Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut,

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në lidhje me faktin nëse ka ndonjë mundësi që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut sa i takon hapave për çeljen e negociatave. Në prani të ministrit gjerman për Europën Michael Roth, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk i takon Shqipërisë të merret me këto çështje, por Këshillit Europian. Mes të tjerash ai tha se Shqipëria e di që procesi i anëtarësimit në BE është i gjatë, dhe se nuk po kërkojnë që të hyjnë pas 23 qershorit.

“Se çfarë ndodh dhe si ndodh dhe kur ndodh me njohjen dhe afirmimin e punëve të bëra nga ne, kjo nuk është detyra jonë. Kjo është puna e të zotërinjve të asaj shtëpie që janë anëtarët e BE dhe të KiE. Ndaj ndahet, bashkohet, s’bashkohet njëri me tjetrin, apo të tjerët me të tjerët, kjo nuk është çështja jonë, por e KiE. Sepse është shumë e qartë se vendimmarrja në KiE lidhet në këtë situatë me çfarë duan të bëjnë ata dhe jo me çfarë kemi bërë ne, ne do të vazhdojmë të bëjmë pune tonë. Ne jemi de-facto në disa aspekte më përpara se ata që negociojnë por kjo nuk do të thotë asgjë, se ne po bëjmë dëtyerën dhe do e bëjmë. Për mua sfida është se si të rrisim kërkesën ndaj vetes dhe si të bëjmë më shumë për veten. nëse nuk do të vijë dhe do të vonojë, ne do të vazhdojmë që të bëjmë punë. Nuk shoh ndryshim mes këtyre të dyjave, këto janë aspekte të rëndësishme formale. Përmbajtja e procesit s’na e pengon kush që të punojmë. Ne punojmë me partnerët dhe BE dhe miqtë gjerman dhe me të tjerët. Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë se u hapën apo nuk u hapën dyert për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Reforma e drejtësisë do vazhdojë. Sfida jonë është se si ta çojmë edhe më larg çdo arritje në këtë punë. E dimë vetë të parët, ky është fillimi i një rruge të gjatë, spo kërkojmë që të futemi në Be. E kanë bërë disa sikur ne do shkojmë në 23 dhe do vëmë vetot tona. Do na e japin, sdo na e japin, është çështje kohe.”, tha ai.

Të këshilluara

BE hedh në gjyq Astra Zenecan

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave pë...

17:19

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI