Flash

Kënga e Mozzik dhe Loredanës tashmë ka dhe një datë publikimi

Lapsi.al 27 May 2021
Kënga e Mozzik dhe Loredanës tashmë ka dhe një datë

Dyshja shumë e përfolur e showbiz-it shqiptar, Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.

Disa ditë më parë çifti i famshëm ka ndarë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat. Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.

Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

Për më tepër, kënga e parë e “No rich parents” e ka tashmë edhe një datë publikimi. Për të gjithë ju që mezi po prisni, ju bëjmë me dije se “Rosenkrieg” do të publikohet sot në orën 00”00. Këtë e ka treguar Mozzik në llogarinë e tij në Instagram, nëpërmjet kësaj fotoje:

Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram pas një periudhe shumë të gjatë.

Kujtojmë se para disa ditësh. Loredana bëri lëmsh gjithë rrjetin pasi publikoi në Instagram foto me një foshnje në krahë. Postimin e shoqëroi me emojin e një familjeje dhe të gjithë menduan se ajo e Mozzik ishin bërë prindër për herë të dytë. Por siç duket ky ka qenë thjesht një paralajmërim për projektin e tyre të ri.

Të këshilluara

Si do të duket shtëpia e Big Brother Vip

Pak ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga...

09:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI