Flash

Gazetari italian jep detaje/ Si u fut sërish në lojë emri i Moisi Habilajt mes grupeve mafioze

Lapsi.al 27 May 2021
Gazetari italian jep detaje/ Si u fut sërish në lojë emri i Moisi

Gazetari italian i Meridionews.it, Dario De Luca ka dhënë detaje të reja lidhur mbi hetimin e fundit në Itali, ku sërish në skenë në një nga përgjimet e Guardia Di Finanza doli emri i Moisi Habilaj.

“Në këtë histori doli në dritë se klani shqiptar ishte i organizuar edhe sa i takon zonës së Katanias, për atë që është klasike importimi i marijuanës nga Shqipëria drejt Siçilisë. Në një nga këto përgjime për të cilët janë arrestuar edhe 2 trafikantë shqiptarë, doli edhe emri i Moisi Habilaj.

Për ta bërë këtë emër të lakueshëm është një djalë italian jo më pak se 20 vjeç që sipas Guardia Di Financa ka bërë ndërmjetësuesin midis klanit shqiptar dhe familjes Nizzo që është një nga familje kryesore mafioze të Cosa Nostra në Katania.

Mesa duket Moisi Habilaj kur ishte i dënuar në Katania është braktisur. Askush nuk i dorëzonte para, apo rroba për të kaluar kohën në burg, ndërkohë që i vetmi që kujdesej për të ishte Natalino Nizza, që është nipi i Andrea Nizzo që është një nga personazhet më të të shquar të mafies së Katanias.

Motivet e këtij miqësie nuk dimë se pse janë lidhur; nëse ndanin të njëjtën qeli apo ishin njohur më herët gjatë orës së ajrimit në burg. Kjo miqësi dihet që është lidhur në burg dhe që i ka hapur dyert fazës tjetër sa i takonte çështjes së punëve.

Kur ky person doli nga burgu, pas njohjes me Moisi Habilajn, filloi lidhjen, kontaktet me këtë klan shqiptar. Dhe me sa duket Natalino Nizza, duhet të njihte edhe një nga dy djemtë e Habilajt. Këtë nuk e dimë, por duket që shqiptarët bëjnë punë të mëdha me mafian italiane.

Në hetimet e fundit del emri i Nizza, por fakti që sipas Guardia Di Financa trafikantët shqiptarë shkojnë në shtëpinë e Nizzës, na bën të mendojë se mund të ketë hetim në vazhdim. Përsa i takon Habilajt, nuk ka më informacion prej muajsh.

As forcat e rendit në Itali, nuk kanë asnjë shpjegim nëse është brenda Italisë, apo të jetë arratisur jashtë saj. Tani në Katania, nga dita e djeshme është drejtori i ri i policisë dhe do kuptojmë diçka. Ajo që dimë është se aktiviteti me drejtim Shqipëri - Siçili ka vazhduar gjithmonë.

Siç janë edhe të dhënat ku një trafikant shqiptar flet me një person të tjetër duke i treguar që kishte vështirësi për të drejtuar këtë biznes, sepse në vitin 2016 kishte ndryshuar diçka. Por me siguri flitet për dikë shumë të fortë në Shqipëri.

Ku thuhej se 10% e mbante shteti shqiptar, por nuk thuhet se me kë me siguri. Të dyja hetimet kanë të bëjnë me fakte të ngjashme,” - tha gazetari italian në një intervistë për Syri TV.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI