Flash

Berisha: Vetëm 2 herë u kam thënë “JO” amerikanëve

Lapsi.al 27 May 2021
Berisha: Vetëm 2 herë u kam thënë “JO”

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të pranojë perceptimin publik se ai ka pasur marrëdhënie të vështira me shumicën e ambasadorëve amerikanë.

“Absolutisht jo. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Marsi Ris, një zonjë e vërtetë. Marisa Lino u largua nga Shqipëria dhe erdhi Bob Froik. Ajo u largua pa përfunduar misionin dhe këtu u soll Robert Frouik, ish-këshilltar i 3 presidentëve.

Arvizu? As shqiptar dhe as të huaj nuk do të gjesh kurrë që të thotë se Sali Berisha nuk më respektoi. Ky është një ligj i hekurt për mua. Nëse më thua për gjëra që janë të pamundura dhe dalin jashtë asaj që është mandati yt...” – tha Berisha që tregoi 2 episode ku u ja thënë “jo” amerikanëve.

“Në gjithë jetën time politike kam refuzuar 2 kërkesa që kanë qenë direkt nga qeveria amerikane. E para gjyqi për minoritarët, por edhe atë e korrigjova. Mu kërkua të ndërprisja gjyqin për ta, por në kompetencat e mia presidenciale nuk ishte falja në periudhën e gjykimit.

Nëse jam ky që jam sot, 30 vite më pas nuk do të gjesh kurrë një njeri që të tregojë një ligj që unë shkela, nuk kam shkelur asnjë ligj. Nuk mund të shkelja Kushtetutën. Pasi u dënuan erdhi Riçard Hollbruk ma kërkoi. Po, i thashë. I thashë këtë datë mbaje shënim. Ai u kënaq shumë, ajo ishte kompetenca ime jo ndërprerja e gjyqit.

 

E dyta përsëri çështje kombëtare. Mu kërkua në Lisbonë që të pranoja të hiqej paragrafi për Kosovën. Heqja e atij paragrafi që e kishte nxjerrë nga ombrella e Serbisë e fuste Kosovën edhe njëherë komplet në ombrellën e Serbisë. I thashë më lehtë e kam të jap dorëheqjen sesa të kthehem si tradhtar në vendin tim” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI