Flash

Basha reagon ashpër kundër Nishanit: Me shpifje të ulëta kërkon të përçajë PD-në

Lapsi.al 27 May 2021
Basha reagon ashpër kundër Nishanit: Me shpifje të ulëta

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj një deklaratë te kreut të Këshillit Kombëtar të kësaj partie Bujar Nishani. Ky i fundit tha në një intervistë më herët se kishte “kuptuar se Basha ka qenë në dijeni të informacionit se Berisha do të shpallej “non grata” nga SHBA dhe jo pa qëllim afroi në mënyrë të papritur datën e zgjedhjeve brenda partisë”.

Ky qëndrim i Nishanit hidhet poshtë nga Basha.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit.

Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2021/05/27/deklarata-e-forte-e-nishanit-basha-e-dinte-qe-berisha-do-shpallej-non-grata-nga-shba-ndaj-afroi-zgjedhjet-ne-pd/

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI