Flash

Autostrada që s'po mbaron, Malit të Zi i duhen edhe të paktën 1 miliard euro

Lapsi.al 27 May 2021
Autostrada që s'po mbaron, Malit të Zi i duhen edhe të

Mbetet ende e paqartë se si do të financohet autostrada e cila deri tani i ka kushtuar Malit të Zi gati 1 miliard dollarë. Qeveria malazeze ka marrë kredi nga Kina për ndërtimin e një rruge që shtrihet nga porti i Barit në Adriatik deri në kufirin verior me Serbinë. Por pas gjashtë viteve hapje tunelesh e ngritje urash, ka mbaruar vetëm një e treta e punës.

Janë shpenzuar 944 milionë dollarë dhe do të duhen të paktën 1 miliard të tjera për seksionin e mbetur, që ministri i Infrastrukturës, Mladen Bojaniç, thotë se nuk e di ku t'i gjejnë.

"Po ndaluam në këtë pikë, pa gjetur mënyra për të financuar vazhdimin e punës, atëherë do të krijimin një problem të madh për shtetin. Do të kishim një borxh të madh dhe nuk do korrnim përfitimet ekonomike të autostradës. Pikëpyetjet për financimin janë frika ime më e madhe," tha Bojanic.

Prodhimi i brendshëm bruto i Malit të Zi është më pak se 5 miliardë euro, ndaj nuk ka të ardhurat për ta financuar i vetëm projektin.

Qeveria aktuale thotë se projekti ka qenë i problematik prej fillimit, se tarifat e parashikuara për të nuk mbulojnë as kostot e mirëmbajtjes.

"Po të përdor autostradën, seksioni nga Kolashini në Podgoricë do më kushtojë 12 ose 13 euro, ndërsa sot vajtje-ardhje më shkon 7 euro. Pra do jetë dyfishi më e shtrenjtë. Do e përdor vetëm për kënaqësi, ose në rast moti të keq ose kur jam shumë vonë," tha Zeljko banor i Kolashinit.

Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian për të shlyer borxhin ndaj bankave, pasi në arbitrazh do i dorëzonte Kinës bashkë me gjyqin, edhe disa asete shtetërore.

Të këshilluara

BE hedh në gjyq Astra Zenecan

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave pë...

17:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI