Flash

Rama nuk komenton non-gratan e Berishës/ Asnjë shpjegim për shmangien e tij

Lapsi.al 26 May 2021
Rama nuk komenton non-gratan e Berishës/ Asnjë shpjegim për

Edi Rama nuk ka asnjë koment për shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA, edhe kur pyetet specifikisht për këtë ngjarje.

Edhe pse nuk kishte reaguar vetë që prej javës së kaluar, kur vendimi u shpall nga Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama nuk ishte pyetur drejtpërdrejt për ngjarjen.

Sot, një gazetare e pyeti: "A keni një koment për vendimin e DASH për zotin Berisha?" 

Rama nuk kishte si ti shmangej më qartazi pyetjes.

“Jam 100% i fokusuar te punët, se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës, sepse ska kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, dhe do të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në një telenovelë. Për mua ka më shumë rëndësi sa vaksina kryhen, sa përparojnë kantieret e rindërtimit. Ne do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete, të tjerat janë…”, u shpreh Rama.

Nuk dihet pse kryeministri zgjedh të heshtë plotësisht për sulmin e paprecedentë të amerikanëve ndaj armikut të tij më të ashpër politik. Kundërshtarët e Ramës duan të besojnë se ai i ruhet një reagimi në këtë moment, pasi e di se një ditë do gozhdohet vetë nga amerikanët. Nga ana tjetër, ithtarët e tij janë të bindur se shefi socialist është personi që tërheq fije aq të forta sa është në gjendje të shkatërrojë çdo kundërshtar politik, edhe duke përdorur superfuqinë e botës si mjet për të arritur qëllimin e tij.

Ndërsa të dyja qasjet shkojnë në kufinj ekstremisht të kundërt, nisur nga vitet e Ramës në udhëheqje, një gjë duhet pasur parasysh. Kryeministri i tre mandateve di të mbajë gjithmonë një "As" nën mëngë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI