Flash

Përse teoritë konspirative e simbolizojnë hënën e përgjakur si fundin e botës

Lapsi.al 26 May 2021
Përse teoritë konspirative e simbolizojnë hënën e

Mund të duket shprehja më qesharake e ditëve tona, aq herë sa është përsëritur, ama konspiracionistët kanë frikë se Hëna e përgjakur e 26 majit mund të simbolizojë atë që ne e njohim si fundin e botës. Eklipsi i parë i plotë në dy vjet do të jetë i dukshëm në Oqeanin Paqësor, Azi, Australi dhe në pjesë të madhe të Amerikës. Siç shkruan Daily Star, Hëna do të marrë ngjyrë të kuqërremtë, ashtu siç parashikohet në Bibël, kur të vijë “dita e tmerrshme e Zotit”. Besimi në fenomenin natyror mori një jetë të re në vitin 2013 kur disa ministra të krishterë sugjeruan që “tetrad” mund të sillte fundin e botës.

Sipas John Hagee dhe Mark Blitz, fundi i botës “tetrad” është një seri prej katër eklipsesh që ndodhin brenda kornizës kohore të festave hebraike, me gjashtë hëna të plota në mes. Në vitin 2013 Hagee parashikoi: “Në dy vitet e ardhshme, do të shohim diçka dramatike që do të ndodhë në Lindjen e Mesme dhe që përfshin Izraelin, i cili do të ndryshojë rrjedhën e historisë në Lindjen e Mesme dhe do të ndikojë në të gjithë botën”. Blitz shton se të gjitha këto shenja, që vijnë së bashku në një kohë, janë potencialisht sinjalet kulmore që Zoti po mbyll këtë kapitull të historisë njerëzore.

“Kjo mund të jetë thirrja e fundit përpara Mundimit të Madh të përmendur në Bibël. Zoti, gjithmonë ka dashur të paralajmërojë popullin e tij dhe pjesën tjetër të botës, para se të ndërhyjë. Çfarë mënyre më të mirë për të komunikuar me ne sesa përmes gjuhës universale të shenjave qiellore që flasin me çdo fis, gjuhë dhe komb?”

Profecia që ka frymëzuar ide të tilla është kur Pjetri citon profetin Joel 2: 30–31 duke thënë: “Dhe unë do të tregoj mrekulli në qiej dhe në tokë, gjak dhe zjarr dhe shtylla tymi. Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit". Megjithatë, komplotistë të tjerë e argumentojnë se Hëna e përgjakur ishte parathënë nga Libri i Zbulesave, i cili flet për tërmete të mëdha, dielli duke u bërë i zi dhe hëna “duke u bërë si gjak”. Ndryshimi i ngjyrës së hënës ndodh për shkak të një efekti të njohur si shpërndarja Rayleigh i cili shkaktohet nga hëna që zhytet në hijen e Tokës gjatë eklipsit. Një pjesë e ndriçimit nga dielli do të arrijnë në Hënë, por rrezet e diellit do të përkulen dhe shpërndahen nëpër atmosferën e Tokës, duke filtruar brezat jeshile dhe vjollcë të spektrit të dukshëm. Ky efekt, i cili i bën perëndimet e diellit në portokalli dhe qiellin blu, do ta bëjë hënën të duket e kuqe. Pretendimet e Hagee dhe Blitz që vendosën Izraelin dhe Lindjen e Mesme në qendër të apokalipsit simbolik, janë hedhur poshtë nga astronomët, studiuesit biblikë dhe teologët.

Të këshilluara

Si të përgatisni akullore në kushte shtëpie

“Ku ka si ushqimi i shtëpisë! E vërtetë, e vërtetë, por ja që ca gjëra nuk i bën dot në shtëpi. E sidomos ato për fëmijët. Si t’ia mbush mendjen vajzës dhe djal...

12:07

Whatsapp vjen me politika të reja

WhatsApp ka konfirmuar se përdoruesit gradualisht do të humbasin aksesin në opsionet kryesore të llogarisë së tyre nëse nuk pranojnë azhurnimin e privatësisë. ...

16:09

Sa kushton një minut për Apple dhe Google

Big Tech pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën $3.4 trilionë në tot...

13:38

Dita kur vera franceze humbi kurorën e saj

Gjykimi i Parisit: Prova që ndryshoi shijen e verës përgjithmonë Në një hotel të Parisit 45 vjet më parë, disa nga ekspertët më të mëdhenj të verës në Francë...

15:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI