Flash

Përleshje në parkingun e një lokali në Elbasan, ndërhyjnë forcat "Shqiponja"

Lapsi.al 26 May 2021
Përleshje në parkingun e një lokali në Elbasan,

Një përplasje e dhunshme është regjistruar në rrethana ende të paqarta në një nga parkingjet e lokaleve, në qendër të qytetit të Elbasanit, rreth orës 21:00.

Për pasojë, një person ka përfunduar në spital me fraktura në krah dhe një tjetër i lënduar lehtë.

Mësohet se në incident janë përfshirë disa persona dhe është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të qetësuar situatën e krijuar.

Policia ka ndërhyrë forcërisht, pasi ka hasur rezistencë dhe ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI