Flash

Përfundon rinumërimi në Durrës, LSI nuk e merr dot një mandat

Lapsi.al 26 May 2021
Përfundon rinumërimi në Durrës, LSI nuk e merr dot një

Edhe pas rinumërimit të 108 kutive të votimit në Qarkun e Durrësit, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit me një diferencë të vogël votash.

Pas rinumërimit të votave, LSI jo vetëm nuk ka arritur të marrë vota shtesë, por ka humbur edhe një votë, ndërsa dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë humbur përkatësisht 26 dhe 38 vota.

Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS.

Rihapja e kutive më herët për Qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës nuk ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve dhe për pasojë as mandatet e deputetëve të partive përkatëse.

Të këshilluara

Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore, duke i shërbyer sezo...

15:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI