Flash

Pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, gjykata lejon mjekun Edvin Prifti të japë mësim

Lapsi.al 26 May 2021
Pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, gjykata lejon mjekun Edvin

Mjeku Edvin Prifti, që punonte si kardiolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kur SPAK i ka konfiskuar 1 mln euro nën akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit, është lejuar të japë mësim në fakultet. Apeli i Gjykatës Speciale kundër korrupsionin i ka dhënë të drejtën Priftit që të ushtrojë detyrën e mësimdhënësit pranë fakultetit të Mjekësisë.

Emri i Edvin Priftit u bë i njohur pas publikimit të përgjimeve të Krujës, ku u arrestuan 13 persona, mes tyre edhe Enkelejda Hoxha. Prifti është ndaluar të ushtrojë profesionin e tij si mjek për shkak se ende ndodhet nën akuzën e korrupsionit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI