Flash

Naomi Campbell sjell në jetë një vajzë nga një nënë surrogante

Lapsi.al 26 May 2021
Naomi Campbell sjell në jetë një vajzë nga një

Supermodelja Naomi Campbell i surprizoi të gjithë disa ditë më parë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Naomi ndau në Instagram një foto të këmbës së fëmijës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja 50-vjeçare. Modelja etiketoi në postim nënën e saj, Valerie Morris-Campbell, pa dhënë detaje të tjera. Ndërkohë së fundmi ajo ka rrëfyer momentin kur u bë nënë për herë të parë. Modelja ka treguar se kur u bë nënë, ishte duke dëgjuar Bob Marley-n.

“Muzika është me mua në momentet më speciale, ju e dini sapo u bëra mama dhe ndërkohë që vajza vinte në jetë, unë dëgjoja Bob Marley. Këto janë rrënjët e mia, e dini? Janë rrënjët e mia”, është shprehur Naomi Campbell.

Të këshilluara

Brad Pitt ende në mendjen e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit. Në një intervistë të dhënë së fundmi me “Access Hollywood”, ajo u pyet për ngjarjet më të prefe...

12:46

Kate Middleton shfaqet në rolin e dj

Gjatë një vizite në Heavy Sound, Skoci, Kate Middleton, takoi një organizatë që ndihmon fëmijët e vegjël ku dhe përpoq të luante një këngë elektronike në një ta...

09:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI