Flash

Naftëtarët që arritën marrëveshje me Ramën: Sigurimet shoqërore nuk na janë paguar

Lapsi.al 26 May 2021
Naftëtarët që arritën marrëveshje me Ramën:

Rama nuk mbajti premtimin, naftëtarët: Sigurimet shoqërore nuk na janë paguar.

Pas disa dite greve urie, mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit të kaluar naftëtarët e Ballshit arritën një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Sipas marrëveshjes, naftëtarët do të merrnin një pagë 45 mijë lekë në formën e asistencës sociale, dhe 15 mijë të tjera do të paguheshin si sigurime shëndetësore.

Por 6 muaj pas atij takimi naftëtarët thonë se marrëveshja është shkelur.

"Nga ai moment dhe deri sot pagat janë marrë rregullisht, por nuk kanë paguar ende sigurimet shoqërore. Në momentin që flasim dihet që naftëtarët janë me sëmundje bashkëshoqëruese gjatë veprimtarisë së tyre në rafineri dhe normalisht kërkojnë një trajtim më të specializuar shëndetësor. Duke mos pasur sigurimet të hedhura, nuk përfitojmë dot as ilaçet që merren apo skemën e mbrojtjes së shëndetit," tha Sokol Dautaj.

Kreu i qeverisë tha pas grevës së urisë së naftëtarëve, se do të zhvilloheshin negociata për vënien në punë të uzinës së naftës, por edhe kjo pikë sipas Sokol Dautajt është deri më tani dështim.

"Gjatë gjithë kësaj periudhe që ka kaluar ka pasur interes nga disa investitorë, por asgjë serioze. Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje ose një pronar që të vijë në rafineri dhe minimumi të ulet me palët që janë të interesuar në këtë proces," tha Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit prej vitesh zhvillojnë gjyqe të njëpasnjëshme edhe për pagat e tyre të prapambetura për të cilat ende nuk ka asnjë zhvillim në këtë çështje.

Të këshilluara

Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore, duke i shërbyer sezo...

15:02

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI