Flash

Mblidhet KAS/ Nis rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, sa vota i duhen LSI për të marrë mandatin nga PS

Lapsi.al 26 May 2021
Mblidhet KAS/ Nis rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit,

Aktualisht po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ku është vendosur të bëhet rinumërimi i 108 kutive të votimit për qarkun e Durrësit.

Kandidatja e LSI, Elona Guri e humbi mandatin e saj për vetëm 136 vota më pak, duke bërë që t’i kalonte Partisë Socialiste.

Rinumërimi i këtyre kutive në qarkun e Durrësit, mund të sjellë një ndryshim të rezultatit teksa janë vetëm një numër i paktë votash që i kanë mohuar mandatin Elona Gurit.

Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet në qarkun e Durrësit duke marrë tetë mandate dhe duke lënë pas Partinë Demokratike në opozitë me gjashtë mandate pasi arriti të përmirësojë edhe më tutje rezultatin e saj të katër viteve më parë, ndërkohë që Partia Demokratike pësoi rritje të fortë ndërsa LSI-ja humbi mandatin për një grusht votash.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në qarkun Durrës u hodhën gati 11 mijë vota më shumë sesa katër vjet më parë, nga të cilat, rreth 7 mijë iu dhanë partive të opozitës dhe 4 mijë PS-së. Rezultati 8 me 6 në mandate për socialistët reflekton humbjen e mandatit nga LSI-ja dhe jo fitoren e thellë për PS. LSI mori 9480 vota në këtë qark ku mandati i fundit iu dha Partisë Socialiste me 9616 vota. Kjo është arsyeja se pse LSI ka kërkuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve rinumërim dhe rivlerësim të votave të qarkut Durrës.

Qarku i Durrësit konsiderohet zakonisht si fushëbetejë për zgjedhjet në Shqipëri për shkak të luhatjeve të konsiderueshme në historinë e shkurtër zgjedhore të vendit. Ai është edhe një nga të paktat qarqe me rritje të popullsisë.

Qarku i Durrësit u nda 8 mandate për PS, 6 për PD dhe 2 për LSI në zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa rritja e opozitës mund ta kishte ndarë rezultatin në mandate barabartë në shtatë me shtatë, në rast se LSI do të kishte marrë vetëm 137 vota më shumë nga sa mori. Rreth 83% e votuesve të demokratëve dhe socialistëve dhanë një votë pëlqyese për një kandidat të caktuar në këto zgjedhje

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI