Flash

Çfarë mendon Kim Kardashian për romancën mes Kanye dhe Irina

Lapsi.al 26 May 2021
Çfarë mendon Kim Kardashian për romancën mes Kanye dhe

Kanye West dhe supermodelja Irina Shayk janë në një lidhje. Ky lajm u bë shumë shpejt viral në “Twitter” dhe më pas në të gjithë rrjetin. Sipas burimit për tabloidin “DeuxMoise” thuhet se Kanye West është në një marrëdhënie të fshehtë me modelen.

“Nuk e di nëse ‘takimet’ (dating) janë fjala e duhur për ta përshkruar, por duket që mes tyre ka interes.”- ka thënë burimi.

Por çfarë mendon Kim Kardashian në lidhje me këto lajme?

Një burim për “The Sun” ka thënë se Kim nuk shqetësohet aspak, sepse nuk i beson fare këto spekulime.

“Kim nuk i beson fare këto thashetheme për Irina-n. Për të është thjesht një formë për të marrë vëmendje. Ajo nuk shqetësohet fare për të, askush në rrethin e saj nuk interesohet apo e beson këtë gjë. Edhe nëse është e vërtetë, e dyshoj që ajo të mërzitet në këtë pikë”, është shprehur burimi në fjalë.

Njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”. Në klip, Irina Shayk, i gjunjëzohet reperit. Modelja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012.

Kujtojmë se pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se me 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Të këshilluara

Brad Pitt ende në mendjen e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit. Në një intervistë të dhënë së fundmi me “Access Hollywood”, ajo u pyet për ngjarjet më të prefe...

12:46

Kate Middleton shfaqet në rolin e dj

Gjatë një vizite në Heavy Sound, Skoci, Kate Middleton, takoi një organizatë që ndihmon fëmijët e vegjël ku dhe përpoq të luante një këngë elektronike në një ta...

09:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI