Flash

Brad Pitt ende në mendjen e Jennifer Aniston

Lapsi.al 26 May 2021
Brad Pitt ende në mendjen e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi me “Access Hollywood”, ajo u pyet për ngjarjet më të preferuara gjatë jetës dhe përgjigja ishte e papritur për të gjithë. Aktorja përmendi ish-bashkëshortin, Brad Pitt, për të cilin tha se ishte fantastik.

Kujtojmë se aktori është përfshirë në një betejë ligjore me Angelina Jolie. Kjo e fundit ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.

Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

“Kur akuzat për dhunë në familje u bënë publike, Jennifer telefonoi menjëherë Brad. Ajo dëshironte t’i bënte të ditur se do ishte pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë dhe i ka thënë se do të paraqitet në gjykatë nëse do të jetë e nevojshme. Brad është shkatërruar nga akuzat e Angelinas, ndjehet i humbur. Fjalët inkurajuese të Jennifer dhe mbështetja kanë ardhur në një kohë kaq të trazuar në jetën e tij”, ka thënë një burim për “Heat”.

Të këshilluara

Kate Middleton shfaqet në rolin e dj

Gjatë një vizite në Heavy Sound, Skoci, Kate Middleton, takoi një organizatë që ndihmon fëmijët e vegjël ku dhe përpoq të luante një këngë elektronike në një ta...

09:41

Ndërron jetë aktori i serialit 'The Office'

Aktori Mark York, i njohur për rolin e tij  'Billy Merchant'  në serialin “The Office”, ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare. Sipas mediave Mark  vdiq më 1...

15:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI